Pasditen e së enjtes, në një lokal në Suharekë, ndodhi një incident serioz. Pas një fjalosjeje mes dy të miturve, njëri prej tyre nxori një thikë dhe goditi tjetrin, duke shkaktuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për Klankosova.tv se i lënduari është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas marrjes së njoftimit, Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes. I dyshuari u arrestua dhe u shoqërua në stacionin policor.
Në vendin e ngjarjes, hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me njësinë e forenzikës, zhvilluan veprimet e nevojshme për grumbullimin e provave materiale dhe dëshmive.
Policia, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e këtij incidenti.



















You must be logged in to post a comment Login