Një 13-vjeçare nga Podujeva ka qenë në rrezik të mbytjes të enjten e kaluar në bregdetin e Shëngjinit.
Incidenti është konfirmuar nga Policia e Lezhës, e cila njoftoi se e mitura u nxor nga uji nga pushuesit, në një gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve nga policia, 13-vjeçarja u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Be the first to comment