Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

E dhimbshme: Ky është 42-vjeçari që vdiq pasi u rrokullis me traktor në Klinë

E dhimbshme: Ky është 42-vjeçari që vdiq pasi u rrokullis me traktor në Klinë

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Gremnik të Klinës, ku ka humbur jetën një person i cili u rrokullis me traktor.

Viktima është identifikuar si Ardian Kalludra, 42 vjeç, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda të marra gjatë aksidentit. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi se incidenti ka ndodhur rreth orës 14:55.

Policia ka raportuar se viktima ka humbur kontrollin mbi traktorin, çka ka çuar në rokulllisjen e tij dhe lëndime fatale. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e Kalludrës në vendin e ngjarjes.

<

Gashi theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente, përfshirë edhe mjekësinë ligjore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement