DJ Cimi, një nga emrat më të njohur të estradës kosovare nga vitet ’90, ishte i ftuar në emisionin “N’mal a n’det”, ku zhvilloi një bisedë të hapur me gazetarin Nderim Neziri. Gjatë intervistës, ai rivlerësoi disa nga momentet më të vështira që ka përjetuar gjatë karrierës së tij.
Ai ka folur për periudha të ndryshme kur është përballur me akuza lidhur me përdorimin e lëndëve narkotike. Sipas tij, këto pretendime nuk janë të vërteta, duke theksuar se asnjëherë nuk ka abuzuar me lëndë narkotike apo alkool.
Me këtë intervistë, DJ Cimi zgjodhi të sqarojë publikisht këtë çështje dhe të ndajë versionin e tij, duke folur me sinqeritet për përvojat që e kanë shoqëruar gjatë viteve.



















You must be logged in to post a comment Login