Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan, Avdirrahman Gashi, është arrestuar sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Arrestimi u realizua gjatë një operacioni të organizuar nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës.
Prokuroria Speciale njoftoi se ka ndërmarrë veprime hetimore, që kanë rezultuar në arrestimin e këtij gjyqtari, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale "Keqpërdorimi i detyrës zyrtare".
Hetimi është zhvilluar intensivisht për disa muaj, duke u përqëndruar në sigurinë e informacioneve dhe provave.
Pas shqyrtimit të të dhënave të mbledhura, Prokuroria vlerësoi se ekziston një dyshim i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprën penale për të cilën është arrestuar.
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa të merret një vendim i formës së prerë nga gjykata.
Be the first to comment