Familja ishte nisur për të konsumuar një vakt në një pikë të njohur të ushqimeve të shpejta dhe kishte marrë edhe ushqim shtesë për babain, i cili ndodhej i shtrirë në spital. Pas ngrënies së sendviqave të enjten, të premten e gjithë familja kërkoi ndihmë mjekësore.
Trajtimi fillestar iu dha në një nga qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet, por për shkak të simptomave të rënda, ata u detyruan të drejtohen në Klinikën Infektive.
Sipas komunikatës zyrtare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, që nga e premtja janë paraqitur 70 pacientë në Klinikën Infektive që dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit, ndërsa 22 prej tyre janë hospitalizuar për trajtim të mëtejmë.
Përveç kësaj, inspektorati sanitar ka filluar hetimet në terren dhe është duke marrë mostra për testim, por deri tani nuk ka kthyer përgjigje.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka filluar të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.
Do të vazhdojmë të sjellim detaje të tjera mbi zhvillimet e kësaj situate.
Be the first to comment