Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dy vjet në pushtet, BDI-ja akuzon VLEN-in për mashtrim e dështim

Dy vjet në pushtet, BDI-ja akuzon VLEN-in për mashtrim e dështim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar dy vjet në pushtet, periudhë gjatë së cilës nuk kanë munguar kritikat ndaj partnerit shqiptar në ekzekutiv, partisë VLEN.

Partia opozitare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka ngritur akuza ndaj VLEN-it për mashtrim dhe dështim që nga fillimi i qeverisjes, duke u shoqëruar me kritika nga VMRO-DPMNE.

Nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, ka deklaruar se në këtë dyvjeçar nuk janë realizuar premtimet kryesore të dhëna qytetarëve. Ajo ka renditur disa nga këto premtime, duke shfaqur shqetësimin për mungesën e rezultateve.

<

“Pas 24 muajsh në pushtet, qytetarët bëjnë tri pyetje: Ku janë premtimet? Ku janë rezultatet? Ku është ndryshimi? Përgjigjja është e qartë: askund. Bilanci i tyre nuk paraqet sukses, por një listë premtimesh të pambushura,” ka theksuar ajo.

Po ashtu, Bilalli Zendeli ka përmendur dështimin për të realizuar ndryshimet kushtetuese dhe përfaqësimin e drejtë të gjuhës shqipe. Ajo ka rikujtuar se premtoheshin ndryshime brenda një kohe të caktuar, por pas dy vitesh nuk është bërë asgjë.

“Shfuqizimi i Balancuesit dhe miratimi i një ligji që nuk garanton përfaqësim adekuat janë hapa prapa. Premtuan edhe një Bankë Shqiptare dhe aksione deri në 10 mijë euro për çdo qytetar, por asgjë nga këto nuk u realizua,” tha ajo.

Nga ana tjetër, VLEN-i e ka konsideruar punën e tij në këtë periudhë si të suksesshme dhe ka njoftuar ndryshime të ardhshme në ekzekutiv. Sipas sekretarit të përgjithshëm, Bekim Sali, VLEN-i do të udhëheqë dy ministri të reja, ato të Drejtësisë dhe Kulturës, duke lëshuar kështu Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Politikës Sociale.

“Ministrat aktualë kanë performuar mirë dhe ne jemi të kënaqur me punën e tyre,” ka deklaruar Sali.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement