Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dy raste kanosjeje nga qytetarët ndaj zyrtarëve në rajonin e Prishtinës

Dy raste kanosjeje nga qytetarët ndaj zyrtarëve në rajonin e Prishtinës

Dy raste të kanosjes ndaj zyrtarëve policorë u raportuan dje në rajonin e Prishtinës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti i parë ndodhi në mëngjes në Prishtinë. Një njësinë policore ndaloi një automjet, pasi shoferi kishte shkelur rregullat për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes në disa raste.

Pas shqiptimit të tiketës dhe konfiskimit të patentës së shoferit, i dyshuari kanosi me fjalë zyrtarin policor. Ai u arrestua, por pas intervistimit, me vendim të prokurorit, u lirua në procedurë të rregullt.

<

Rasti i dytë ndodhi rreth orës 19:19 në Buri të Podujevës. Një i dyshuar, në kërkim policor për një rast ngacmimi, raportohet se kanosi verbalisht zyrtarët policorë.

Në raportin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në kërkim.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement