Një banesë në Prishtinë ka rënë pre e një zjarri të madhe. Ngjarja ka ndodhur në Parkun e Qytetit në orët e para të mëngjesit, sipas raporteve të klankosova.tv.
Lulzim Fushtica, drejtori për Siguri dhe Emergjencë në kryeqytet, ka deklaruar se zjarri është lokalizuar dhe ekipet emergjente po punojnë për të penguar shpërndarjen e flakëve në ndërtesat përreth.
“Aktualisht, po intervenojmë nga ora 07:00. Ekipet tona, përfshirë zjarrfikësit, policinë dhe ekipet mjekësore, janë angazhuar plotësisht. Situata është nën kontroll dhe po bëjmë çdo përpjekje për të garantuar që zjarri të mos përhapet më tej. Zjarri është lokalizuar dhe është fikur, megjithatë ende kemi disa probleme. Shpresojmë që së shpejti të rregullojmë gjithçka,” tha ai.
Dytë qytetarë dhe tre zjarrfikës kanë rezultuar të lënduar si pasojë e këtij zjarri. Fushtica sqaroi se ata kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa një fëmijë i vogël ndodhet në Emergjencë për shkak të djegieve të marra në banesë. Zjarrfikësit kanë pësuar lëndime gjatë operacionit, por ato nuk janë të rrezikshme.
Megjithatë, shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur. Fushtica informoi se hetimet do të nisin pas përfundimit të operacioneve emergjente.



















You must be logged in to post a comment Login