Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dy persona e rrahin një polic në Shkodër

Dy persona e rrahin një polic në Shkodër

Një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër është goditur me grushte nga dy individë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa zyrtari policor ndodhej jashtë orarit të punës.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti u shënua gjatë një konflikti mes palëve. Shkaqet që çuan në këtë përplasje ende nuk janë bërë të ditura.

Pas ngjarjes, forcat policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të filluar veprimet e nevojshme, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Në lidhje me motivet e konfliktit dhe dinamikën e ngjarjes, hetimet janë në vazhdim. Pritet gjithashtu një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement