Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dy orë panik në Prishtinë: Alarmi për bombë në stacion rezultoi i rremë (VIDEO)

Dy orë panik në Prishtinë: Alarmi për bombë në stacion rezultoi i rremë (VIDEO)

Mëngjesin e së martës, në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, është dhënë alarm për një mjet shpërthyes.

Sipas informacionit nga organet e rendit, njoftimi ka mbërritur rreth orës 08:00, pas së cilës janë ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie. Si rezultat, i gjithë perimetri i stacionit është bllokuar, me shirita sigurie të vendosur në hyrje dhe dalje të objektit.

Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, raportoi se në vendngjarje kanë dalë njësitë K9 të Policisë së Kosovës për të realizuar kontrollime të detajuara, përveç ekipeve të Ndihmës së Shpejtë dhe zjarrfikësve, të cilët kanë qëndruar të gatshëm për çdo ndihmë të mundshme.

<

Kontrollet kanë zgjatur rreth dy orë, gjatë të cilave udhëtarët janë evakuuar dhe mbajtur jashtë perimetrit të sigurisë, pranë hyrjeve dhe daljeve të stacionit. Pak para orës 10:00, policia ka larguar shiritat e sigurisë dhe ka lejuar rikthimin e udhëtarëve.

Sipas konfirmimit zyrtar, alarmi ka rezultuar i rremë, pasi gjatë kontrollit të detajuar nuk është gjetur asnjë objekt i dyshimtë.

Gazetarja Bajrami theksoi se një alarm i ngjashëm kishte ndodhur edhe javën e kaluar në të njëjtin stacion, duke shkaktuar një bllokim të përkohshëm. Aktualisht, situata është normalizuar dhe qarkullimi i udhëtarëve dhe autobusëve po zhvillohet pa pengesa.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement