Prej disa sezonesh, Violetë Kukaj, shpesh e shoqëruar nga vajza e saj Njomza, vazhdon të jetë pjesë e ditëve më të veçanta për shumë familje shqiptare.
Këngëtarja, përveç muzikës dhe atmosferës që krijon në ahengje, ka veçuar dy momente të rëndësishme që lidhen ngushtë me performancat e saj.
Sa herë i afrohet nuses, Violetë kujdeset të mos shkojë duarthatë. Një buqetë me lule është bërë një pjesë e pandashme e urimit të saj, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të veçantë.
Një tjetër traditë që ajo e përsërit shpesh në ahengje lidhet me një prej këngëve të saj. Gjatë performancës, Violetë e fton vjehrrën që të thyejë një gotë për bereqetin e shtëpisë, duke e kthyer atë varg në një moment simbolik për familjen.



















You must be logged in to post a comment Login