Një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive është gjetur në orët e para të mëngjesit pranë derës së një dyqani në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.
Sipas Policisë, lënda e dyshuar eksplozive u gjet e pashpërthyer pranë derës së këtij biznesi, në pronësi të një shtetasi local.
Pas njoftimit për incidentin, shërbimet e Policisë, bashkë me grupin hetimor, mbërritën në vendngjarje. Ata filluan menjëherë veprimet për dokumentimin e ngjarjes.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.



















You must be logged in to post a comment Login