Këngëtari britanik Ed Sheeran ka njoftuar se do të tërhiqet përkohësisht nga muzika pas përfundimit të turneut të tij aktual. Ai ka shprehur dëshirën për të kaluar më shumë kohë me familjen dhe për t’u përqendruar në rolin e babait.
Gjatë koncertit të tij të parë në Amerikën e Veriut, në Arizona, Sheeran i tha publikut se kjo mund të jetë hera e fundit që performon për një periudhë të gjatë. Ai theksoi: “Kjo do të jetë hera e fundit që jam këtu për një kohë. Mund të bëj një pushim kur të mbarojë turneu dhe të jem baba për një kohë. Nëse nuk ju shoh për një kohë, ju dua dhe ju falënderoj që erdhët.”
Ed Sheeran është baba i dy fëmijëve me bashkëshorten e tij, Cherry Seaborn, me të cilën është i martuar që nga viti 2019.



















You must be logged in to post a comment Login