Dua Lipa është fotografuar në rrugët e New York-ut, duke ngritur spekulime në lidhje me mundësinë e pjesëmarrjes së saj në dasmën e shumëpërfolur të Taylor Swift dhe Travis Kelce.
Këngëtarja shqiptaro-britanike shfaqej me një paraqitje të thjeshtë verore, ndërsa prania e saj në qytet përkohej me ceremoninë e planifikuar të çiftit.
Përveç saj, disa emra të njohur nga industria e muzikës dhe kinemasë, si Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Bradley Cooper, janë parë gjithashtu në New York. Kjo ka rritur zërat për pjesëmarrjen e tyre në festimet, sipas raportimeve nga DailyMail.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse Dua Lipa është e ftuar ose do të marrë pjesë në dasëm. As përfaqësuesit e saj dhe as ata të Taylor Swift nuk kanë ofruar koment për këto raportime.
Be the first to comment