Dua Lipa ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, falë disa fotografive nga pushimet e saj në Itali.
Ylli i njohur ndërkombëtarisht është shfaqur me fanellën e klubit italian Napoli. Në përshkrimin e postimit, ajo ka shprehur emocionin e saj me fjalën “Heaven on Earth” (Parajsë në tokë).
Në imazhet e publikuara, këngëtarja duket se po shijon peizazhin bregdetar dhe atmosferën verore, ndërsa fanella e Napolit është vënë në dukje.
<
Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash. Ndjekësit e saj kanë vlerësuar paraqitjen dhe zgjedhjen e fanellës së kampionëve të Italisë.
Be the first to comment