Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dua Lipa fotografohet në New York, tërheq vëmendjen me çantën 25,000 euroshe

Dua Lipa fotografohet në New York, tërheq vëmendjen me çantën 25,000 euroshe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi, pasi u fotografua në New York me një stil të veçantë. Ajo zgjodhi një fustan elegant e kombinua me çizme të zeza me pika, duke e kompletuar pamjen me një kapuç.

Një nga akcesorët që ra në sy ishte çanta Hermes Birkin 30, me një vlerë prej rreth 25,000 eurosh. Këngëtarja e dekoroi atë me sharmet dhe detajet e saj, duke i dhënë kështu një prekje më personale këtij aksesor të stilit luksoz.

Shtetet e Bashkuara do të jenë shtëpia e saj për një periudhë të gjatë, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, planifikojnë të kalojnë rreth shtatë muaj atje për projekte filmike. Sipas Daily Mail, çifti do të zhvendoset përkohësisht jashtë shtetit dhe po shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të familjes.

<

Callum Turner ka siguruar dy role të rëndësishme në filma, që kërkojnë xhirime në SHBA. Ai do të punojë në një ribërje të filmit horror të vitit 1981 “Possession”, ku do të luajë me Margaret Qualley, dhe në filmin sportiv “The Comebacker”, me Tom Hanks si trajnerin e tij.

Dua Lipa dhe Callum Turner u martuan dy muaj më parë në Londër, në Bashkinë e Qytetit Old Marylebone. Pas ceremonisë civile, ata organizuan një pritje madhështore në Palermo të Siçilisë, në Villa Valguarnera, ku ishin të ftuar figura të njohura, përfshirë Elton John, i cili performoi hitin e tij “Your Song”.

Çifti zgjodhi një fustan luksoz nga Chanel për dasmën, i dizajnuar nga Matthieu Blazy. Pamja e saj u komplektua me një vellon, e cila sipas mediave britanike kërkoi më shumë se 3,000 orë për të u realizuar. Turner mbante një kostum të bërë me porosi nga Louis Vuitton.

Pas dasmës, ata shkuan në një muaj mjalti në disa destinacione italiane. Çifti u takua fillimisht në janar 2024 në një festë në Los Angeles, dhe lidhja e tyre u forcuar përmes dashurisë për të njëjtin libër, romanin “Trust” nga Hernan Diaz.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement