Dua Lipa duket se po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së saj personale, ndërsa së fundmi mediat italiane kanë ngritur aludime se artistja mund t’i japë fund beqarisë shumë shpejt.
Sipas raportimeve që po qarkullojnë në mediat rozë italiane, këngëtarja me famë botërore dhe partneri i saj, Callum Turner, pritet të kurorëzojnë dashurinë gjatë muajit qershor.
Burimet mediatike pretendojnë se ceremonia mund të organizohet mes datave 5 deri më 7 qershor në Palermo të Italisë, në një vilë luksoze, larg vëmendjes së tepërt të publikut dhe mediave.
Edhe pse deri tani çifti nuk ka konfirmuar zyrtarisht lajmet për martesë, raporti i tyre ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së fansave dhe mediave ndërkombëtare. Dua dhe Callum janë parë shpesh bashkë në evente të ndryshme publike, duke treguar afërsinë dhe lidhjen e fortë mes tyre.
Fansat e artistes shqiptare kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale pas lajmeve të fundit, ku shumë prej tyre kanë shprehur emocionet dhe urimet për këngëtaren.
Për më shumë detaje rreth raportimeve dhe diskutimeve të fundit, ndiqni emisionin “Ora 7”.















You must be logged in to post a comment Login