Dua Lipa dhe Callum Turner po vazhdojnë festën e tyre pas dasmës. Çifti, të sapomartuar, organizoi një drekë të thjeshtë për familjen dhe miqtë e afërt të dielën, më 7 qershor, në Palermo të Siçilisë.
Për këtë rast, këngëtarja e njohur, 30 vjeçare, kishte veshur një fustan të bardhë me dantella mbi bikini të bardha. Ndërsa aktori 35-vjeçar zgjodhi një bluzë blu të errët dhe të bardhë, së bashku me pantallona të zeza, një kapelë dhe syze dielli.
Ceremonia e martesës ishte e dyta për çiftin dhe u mbajt një ditë më parë, në prani të rreth 200 të ftuarve në Villa Valguarnera, jashtë Palermos. Mes tyre ishin figura të famshme si Elton John, Donatella Versace dhe Charli XCX.
Festimet vazhduan me atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme, duke reflektuar gëzimin e çiftit të sapomartuar.















You must be logged in to post a comment Login