Nesër, qytetarët e Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Klan Kosova është angazhuar në një maratonë transmetimi që ka filluar që sot.
Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, raportoi në lidhje direkte për emisionin special “Zgjedhjet 2026”, ku dha detaje mbi gjendjen dhe atmosferën në rajonin e Drenicës, veçanërisht në Drenas, një ditë para zgjedhjeve.
“Aktualisht jemi në sheshin e Drenasit, ku siç mund ta shihni nga pamjet, janë të pakta lëvizjet e qytetarëve. Kjo ndoshta lidhet me temperaturat e larta që kanë mbizotëruar gjatë ditës. Megjithatë, kemi takuar disa qytetarë në rrugë. Mungesa e qytetarëve mund të jetë gjithashtu për shkak të tubimit përmbyllës të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila historikisht ka pasur mbështetje të fortë në këtë komunë dhe në komunën fqinje, Skenderaj,” tha Tahiri.
Ai gjithashtu informoi se në Komunën e Drenasit, të drejtë vote kanë 55 mijë qytetarë, të cilët mund të votojnë në 31 qendra të rregullta votimi, ndërsa ekziston edhe një qendër votimi me kusht.
Be the first to comment