Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pas dorëheqjes së gazetares Arlinda Sejda nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
Ajo sugjeron se RTK duhet të ndryshojë emrin, duke e quajtur atë Radio Televizion të Lëvizjes Vetëvendosje. Në një postim në Facebook, ku ndau një fotografi me Sejdën, Kusari theksoi se ky televizion tani ka një mision të vetëm: të transmetojë propagandë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje dhe njerëzve të saj.
Kusari deklaroi se takoi Arlindën për të shprehur solidaritetin e saj dhe e përgëzoi për vendimin e marrë, duke e cilësuar dorëheqjen si një nga vendimet më të vështira, veçanërisht pas një dekade angazhimi në këtë punë. Ajo e shprehu vendosmërinë për të dokumentuar këtë rast, që e sheh si një akt të terrorit politik në RTK, në çdo platformë vendore, rajonale, ndërkombëtare dhe globale.
Në fund, ajo kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke shprehur një ndjenjë turpi për situatën.
Be the first to comment