Një fotografi e fundit e Kiarës Tito dhe Luiz Ejllit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Në imazh, çifti shfaqet në një moment romantik pranë natyrës, ndërsa pozicioni i dorës së Luizit mbi barkun e Kiarës ka tërhequr veçanërisht vëmendjen. Ky detaj ka nxitur aludime dhe komente në rrjete sociale, me ndjekësit që pyesin nëse fotografia mund të jetë një sinjal për ndonjë lajm të ri nga çifti.
Megjithatë, Kiara nuk ka dhënë asnjë konfirmim në lidhje me këto aludime. Postimi i saj ishte shoqëruar vetëm me simbole, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe romantike.
Kiara dhe Luizi u njohën dhe formuan lidhjen e tyre gjatë programit “Big Brother VIP Albania”, dhe që nga atëherë ata janë bërë një nga çiftet më të komentuar në showbiz-in shqiptar.



















You must be logged in to post a comment Login