Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Don Xhoni pranon gabimin ndaj pjesmarrësit në koncert, kërkon falje për veprimin

Don Xhoni pranon gabimin ndaj pjesmarrësit në koncert, kërkon falje për veprimin

Reperi i njohur, Don Xhoni, ka kërkuar publikisht falje pas një incidenti që ndodhi gjatë koncertit të tij të fundit në Gjakovë. Pamjet e këtij episodi u shpërndanë gjerësisht në TikTok.

Në një postim në InstaStory, ai ka marrë përgjegjësinë për veprimin e tij dhe ka theksuar se reagimi ndodhi në një moment të provokimit, por nuk ishte i duhuri.

Incidenti ndodhi gjatë performancës, kur një person nga publiku e provokoi reperin me një gjest të pahijshëm. I nxitur nga situata, Don Xhoni e hodhi pijen në drejtim të provokuesit. Situata mund të kishte përshkallëzuar, por ai e ndali menjëherë vëllain e tij, Leonardi, duke menaxhuar situatën me qetësi dhe duke vazhduar koncertin.

I ndërgjegjshëm për valën e komenteve që shkaktuan pamjet, Don Xhoni vendosi të sqarojë situatën për ndjekësit e tij:

“Dje në Gjakovë, gjatë performancës, pata një reagim të gabuar ndaj një personi në publik, pas një gjesti të pahijshëm drejt meje. Pavarësisht asaj që ndodhi, reagimi im nuk ishte i duhuri dhe për këtë kërkoj falje. Respekt për të gjithë ata që erdhën aty dhe që gjithmonë më kanë përkrahur.”

Me këtë reagim, reperi ka mbyllur çdo polemikë dhe ka shprehur mirënjohjen për mbështetje nga publiku, duke treguar një nivel të lartë pjekurie përballë situatave të tilla në skenë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement