Njësitet Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar kontrolle në tri lokacione në rajonin e Prishtinës, si pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme për parandalimin e kontrabandës.
Gjatë këtyre kontrolleve, zyrtarët doganorë kanë sekuestruar 33,000 njësi të produkteve të duhanit të ngrohur të markës TERREA. Këto produkte shfrytëzohen në pajisje elektronike të dedikuara për ngrohjen e duhanit, si dhe një pajisje elektronike për përdorimin e tyre.
Vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruar llogaritet të jetë rreth 12,000 euro.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme. Objektivi i saj është mbrojtja e ekonomisë së vendit, sigurimi i një konkurrencë të drejtë në treg, si dhe mbrojtja e të hyrave buxhetore të Republikës së Kosovës.



















You must be logged in to post a comment Login