Atmosfera për Kampionatin Botëror 2026 po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, jo vetëm brenda fushës, por edhe jashtë saj.
Së fundmi, një figurë interesante ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare: Kitana Montana, aktorja e njohur argjentinase në industrinë për të rritur. Ajo ka bërë një premtim të guximshëm për fansat e saj dhe për Kombëtaren.
Montana ka deklaruar se nëse Kombëtarja e saj, e udhëhequr nga Lionel Messi, arrin të shpallet kampione e botës, ajo do të realizojë një projekt të veçantë si dhuratë për këtë sukses.
“Jam e bindur që do të fitojmë përsëri. Dua të jem atje për të mbështetur ekipin dhe për të festuar me të gjithë,” u shpreh ajo për mediat.
Aktorja ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për të ndjekur ndeshjet nga afër dhe me humorizëm shtoi se, përveç trofeut, shpreson të gjejë edhe bashkëshortin e saj të ardhshëm në shkallët e stadiumit.
Në përfundim të deklaratës së saj, Montana bëri një krahasim tërheqës, duke theksuar ngjashmëritë mes sportistëve profesionistë dhe performuesve të industrisë së saj. Ajo tha se të dyja palët argëtojnë publikun duke demonstruar potencialin e trupit të njeriut.
Be the first to comment