Alba Pollozhani nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi në një reality show, por këtë herë rregullat e lojës do të ishin krejtësisht të ndryshme. Gjatë një interaktive me ndjekësit në rrjetet sociale, ajo theksoi se do të ishte një sfidë e veçantë për të, nëse do të merrte pjesë në Big Brother VIP Albania.
Ajo shprehu se ka zbuluar një anë të re të vetes, duke thënë se formati i reality show-t i përshtatet asaj. “E kam zbuluar se më pëlqen shumë ky lloj formati. Ndjej pasion dhe adrenalinë gjatë sfidave psikologjike, në kushtet e një vëmendjeje të vazhdueshme nga publiku,” u shpreh Pollozhani.
Megjithatë, ajo sqaron se aktualisht nuk disponon kohën e nevojshme për të aderuar në këtë format. Sidoqoftë, nëse do të kishte mundësi, ajo do të ishte e gatshme të rikthehej si një lojtare me përvojë. “Nëse do ta kisha mundësinë, do të merrja pjesë me kënaqësi si një profesioniste e vërtetë,” tha Alba, duke shtuar se do të sillte një ndikim të rëndësishëm në lojë.
Duke iu referuar ish-partnerit të saj, Lim Hoti, Pollozhani ishte e qartë në përgjigjen e saj. Ajo nënvizoi se prania e saj do të ndryshonte gjithçka dhe se, sikur të ishte pjesë e formatit, do të shihnin se çfarë do të thoshte adrenalina në një reality show.



















You must be logged in to post a comment Login