Juliana Nura, e cila është në pritje të binjakëve përmes procedurës IVF, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga Cyrihu i Zvicrës, para se t’i nënshtrohej një kontrolli rutinë spitalor.
Përmes disa video-storyve në Instagram, ajo ka reflektuar mbi lirinë e saj si femër dhe të ardhmen që po ndërton për fëmijët e saj. Juli shprehet e lumtur për pavarësinë që ka në çdo vendim të jetës, duke theksuar se ndjehet fatlumë që ka lirinë të vendosë vetë, ndryshe nga shumë femra të tjera që trajtohen si “pronë e mashkullit”.
Juli thekson se këtë frymë lirie dhe pavarësie do t’ua transmetojë edhe binjakëve të saj. Ajo po kujdeset gjithashtu për t’u siguruar fëmijëve mundësitë më të mira jetësore dhe financiare. Ajo zbuloi se binjakët do të kenë dy shtetësi dhe një vizë ekstra që do t’u mundësojë të jetojnë dhe arsimohen në çdo vend të botës, duke pasur parasysh sakrificat dhe përkushtimin e saj si nënë.
Këtë vizion për të ardhmen, Juli e lidhi me përvojën e prindërve të saj, të cilët emigruan në Finlandë për një jetë më të mirë. Ajo thekson se një prind i mirë gjithmonë mendon për të ardhmen e fëmijës së vet, ashtu siç bënë prindërit e saj kur braktisën Kosovën, një mision që ajo vazhdon me krenari dhe mirënjohje si nënë e ardhshme.
Be the first to comment