Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Djali refuzoi të bënte foton e shkollës, nëna “telefonoi” policinë

Djali refuzoi të bënte foton e shkollës, nëna “telefonoi” policinë

Një nënë nga Kolorado e shndërroi refuzimin e djalit të saj për të bërë foton e ditës së parë të shkollës në një moment humoristik.

Kur 10-vjeçari Colton, nxënës i klasës së pestë, nuk pranoi të fotografohej, nëna e tij, Amanda Stolz, kërkoi ndihmën e një polici lokal. Oficeri Jack, njohur gjithashtu si Officer Ross, e “arrestoi” djalin duke i vendosur prangat, ndërsa Coltoni qeshte.

Polici madje e shoqëroi Coltonin deri te vetura e patrullës, duke realizuar kështu fotot që nëna kishte dëshiruar.

“Refuzimi për t’i bërë mamit një foto të ditës së parë të shkollës është, në fakt, kundër ligjit”, shkroi ajo në Facebook me shaka.

Amanda shprehu kënaqësinë që oficeri mori pjesë në këtë moment humoristik, ndërsa policia e Keenesburgut e cilësoi ngjarjen si një mundësi të shkëlqyer për të ndërtuar lidhje me fëmijët e komunitetit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement