Vetëm disa javë pasi Blero dhe bashkëshortja e tij, Eronita, mirëpritën djalin e tyre të vogël, Areej Darrian, ajo ka ndarë një moment të veçantë me fansat e saj në rrjetet sociale.
Në një postim të fundit, Eronita publikoi një foto të djalit, ku emri i Tarës, vajzës së Bleros nga martesa e tij me aktoren Teuta Krasniqi, ishte qëndisur në rrobat e tij. Imazhi i publikuar tregon emrin e Tarës i shoqëruar me një zemër të kuqe. Përveç kësaj, Eronita e ka shoqëruar foton me mbishkrimin e ëmbël “Djali i vogël i motrës”, duke etiketuar edhe vetë Tarën.
Nuk është zbuluar nëse ky veprim është një dhuratë nga Tara për vëllanë, por ajo që është evidente është marrëdhënia e ngrohtë mes Eronitës dhe vajzës së Bleros. Ky moment gjithashtu pasqyron lidhjen e fortë që Tara do të ketë me vëllanë e saj të vogël në të ardhmen.
Dhe kujtojmë se Blero, në një intervistë në Prive me Liberta Spahiu, ka folur për herë të parë pas lindjes së djalit të tij të dytë, duke përmendur gjithashtu urimin që mori nga njëra nga ish-gratë e tij.
Be the first to comment