Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Djali i Trump kopjon stilin e të atit në finalen e Botërorit, detaji që pushtoi rrjetet

Djali i Trump kopjon stilin e të atit në finalen e Botërorit, detaji që pushtoi rrjetet

Barron Trump, djali më i vogël i presidentit amerikan Donald Trump, ndodhej në finalen e Kupës së Botës në stadiumin “MetLife” në New Jersey, së bashku me babain e tij dhe bashkëshorten, Melania Trump.

Gjatë ndeshjes, ku Spanja mposhti Argjentinën me rezultatin 1:0, ishin të pranishëm shumë figura të njohura, përfshirë Shakirën, Madonnën dhe Justin Bieberin. Një fotografi në të cilën Barron bisedon me Donald Trumpin dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, u bë virale në rrjetet sociale. Vëmendjen e publikut e tërhoqi kravata e kuqe e Barronit, e cila u krahasua me atë të babait të tij.

Disa përdorues në platformën X vërejtën se “kravata e Barron Trump në finalen e Botërorit ngjan me atë të babait të tij.”

Në një moment gjatë ceremonisë, Donald Trump, ndërsa doli në fushë me Infantinon, u prit me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve në stadium.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement