Romeo Beckham, djali 23-vjeçar i David dhe Victoria Beckham, është gjobitur nga autoritetet britanike pasi u kap duke përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit në Londër.
Ngjarja ndodhi në Westminster, kur policia e vuri re teksa priste në semafor, me të dyja duar në telefon, në vend që t’i mbante në timon. Sipas raportit të policisë, ai ishte duke shflextuar ekranin dhe nuk kishte kontroll të plotë mbi Porsche 911 që drejtonte.
Gjatë kontrollit, policia vuri re gjithashtu një grua në ulësen e pasagjerit, e cila mbante një qen të pasiguruar në prehër, duke përbërë kështu një tjetër shkelje të rregullave të qarkullimit.
Fillimisht, Beckhamit iu ofrua mundësia për të shmangur gjykatën duke paguar një gjobë dhe duke ndjekur një kurs për drejtim të sigurt, por ai nuk iu përgjigj ofertës.
Si rezultat, çështja përfundoi në gjykatë. Gjykata në Westminster e shpalli atë fajtor për drejtim të mjetit pa kontroll të duhur dhe i shqiptoi një gjobë prej 440 funtesh.
Përveç kësaj, ai mori tre pikë ndëshkuese në patentë dhe u urdhërua të paguajë gjithashtu shpenzimet gjyqësore dhe tarifat shtesë të përcaktuara nga gjykata.



















You must be logged in to post a comment Login