Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj po vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova. Çifti tani ka filluar një jetë bashkëjetese.
Duket se jeta nën të njëjtën çati po sjell edhe situata të këndshme mes tyre. Klodi ka bërë një postim në platformën X, ku me humor ka kërkuar “ndihmë” për një zakon të Elijonës.
“Dikush ta ndalë Elin nga blerjet shtëpiake, ju lutem”, shkruante ai. Ky postim ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e sugjeruan çiftit që blerjet t’i shndërrojnë në përmbajtje për TikTok. Klodi, i shtyrë nga ky koment, përgjigjet se e pëlqen idenë, duke thënë: “Në rregull, TikTok më vonë”.
Duket se pas romancës në BBVK, Klodi dhe Elijona po zbulojnë gjithashtu “sfidat” e vogla të bashkëjetesës.



















You must be logged in to post a comment Login