Një shtëpi në Zveçan, e cila ishte në proces rinovimi nga familja Berisha për t’u rikthyer në pronën e tyre, ka pësuar një sulm gjatë natës, duke shkaktuar dëmtime nga zjarri.
Zana Berisha, anëtare e familjes, ka sqaruar se incidenti ndodhi rreth orës 01:00 pas mesnate, në një kohë kur ata ishin larguar nga shtëpia disa orë më herët. Ajo ka theksuar se policia e informoi për dëmtimin e shtëpisë në mëngjes.
Familja Berisha është e vendosur të vazhdojë përpjekjet për rinovimin e shtëpisë dhe rikthimin në pronën e tyre. Ajo ka shtuar se puna ka filluar që nga muaji mars, pasi kishin marrë lejen përkatëse nga institucionet.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është hapur një rast për “Zjarvënie” dhe njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Erduan Baliqi, shefi i Planifikimit dhe Operativës Rajonale, ka theksuar se aktualisht nuk ka të dyshuar dhe hetimet janë duke vazhduar.
Për më shumë informacione, ndiqni kronikën në vijim.
Be the first to comment