Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Diellza ‘udhëton’ pas në kohë, pamjet e rralla tregojnë si dukej në vitet ’90

Diellza ‘udhëton’ pas në kohë, pamjet e rralla tregojnë si dukej në vitet ’90

Ish-Miss Kosova, Diellza Kolgeci, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente të veçanta nga fillimet e karrierës së saj. Ajo ka postuar në rrjetet sociale dy fotografi bardhezi, të realizuara kur ishte vetëm 16 dhe 17 vjeçe. Njëra nga këto imazhe përfaqëson eksperiencën e saj si “Miss Prishtina”, ndërsa tjetra është pjesë e një seti fotografik për një kompani.

Së bashku me këto imazhe nostalgjike, Diellza ka shkruar një mesazh motivues, duke theksuar rëndësinë e pranimit të vetvetes në çdo etapë të jetës. Ajo nënvizon se çdo fazë ka bukurinë e saj, me ditë të mira dhe sfida që na formojnë dhe na bëjnë më të fortë.

“Mos e humb kurrë veten në këtë rrugëtim, por mëso ta njohësh, ta pranosh dhe ta duash veten në çdo etapë… Të jesh vetvetja është fitorja më e madhe në këtë kohë ‘moderne’,” shkruan ajo.

<

Postimi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe figurave publike, të cilët e kanë përgëzuar për bukurinë natyrale dhe elegancën e saj të pashme gjatë viteve.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement