Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Diell paradite, shi pasdite – kështu pritet moti nesër

Diell paradite, shi pasdite – kështu pritet moti nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër vendi do të ketë mot të shumicës me diell dhe të nxehtë.

Sipas IHMK-së, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten zhvillime të vranësirave konvektive. Këto vranësira mund të shfaqen kryesisht në disa zona malore dhe në mënyrë lokale edhe në ultësira.

Përgjatë këtyre proceseve, mund të ketë reshje të shkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara në zonat e prekura.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 29 deri në 34°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri në mesatar, me shpejtësi prej 1 deri në 9 m/s.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement