Një person ka pësuar lëndime trupore si rezultat i një sulmi fizik në Istog, ku dy gra dyshohet se janë përfshirë në këtë incident.
Ngjarja ka ndodhur më 22 korrik, rreth orës 21:35, kur dy gra, shtetase të Kosovës, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një viktimë mashkull, duke i shkaktuar lëndime.
Sipas raportit të policisë, viktima ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e marra.
Njëra nga të dyshuarat është liruar pas intervistimit nga Policia në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër pritet të intervistohet në ditët në vijim.



















You must be logged in to post a comment Login