Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dhjetëra raste të raportuara me fruth për më shumë se dy muaj në Kosovë

Dhjetëra raste të raportuara me fruth për më shumë se dy muaj në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 29 qershor të këtij viti, janë raportuar gjithsej 47 raste të konfirmuara me fruth.

Sipas të dhënave nga komunat, numri më i lartë i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 14 raste, ndjekur nga Ferizaji me 12 raste. Po ashtu, Kaçaniku ka raportuar gjashtë raste, ndërsa Fushë-Kosova ka pasur tre raste. Komunat e Lipjanit, Vushtrrisë, Shtimes dhe Obiliqit kanë regjistruar nga dy raste secila, ndërsa Gjilani, Drenasi, Deçani dhe Vitia kanë pasur nga një rast.

Në një njoftim zyrtar, IKShPK ka rekomanduar që çdo individ që shfaq simptoma të dyshimta të fruthit — si temperaturë të lartë, skuqje, ndryshime në lëkurë, kollë, ose rrufë — të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.

<

Për shkak të infektueshmërisë së lartë të fruthit dhe rrezikut të përhapjes në komunitet, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre. Ata rekomandojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.

Sipas IKShPK-së, vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement