I gjithë opinioni publik është tronditur thellësisht nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova 3” dhe TikTokerit të njohur, Laurent Krasniqi.
Laurenti humbi jetën gjatë natës si rezultat i një aksidenti të rëndë me motor, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e ndiqnin. Ai ishte një person shumë i dashur dhe i njohur në rrjetet sociale, ndërsa eksperienca e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë e bëri atë edhe më të afërt me publikun shqiptar. Natyra e tij e çiltër dhe pozitiviteti, si dhe afërsia që tregonte me njerëzit, do të mbeten gjatë në kujtesën e të gjithëve.
Lajmi i hidhur ka prekur veçanërisht ish-banorët e BBVK-së, të cilët kanë shprehur tronditjen e tyre përmes mesazheve prekëse në rrjetet sociale. Eduart Kuçi ndau një fotografi të Laurentit në “Instastory”, duke shprehur pikëllimin e tij me fjalët: “Jam pa fjalë, shoku jem, ishallah në xhenet.”
Iliriana Sadriu reagoi e tronditur, duke shkruar: “S’po muj me besu. Allahu e mëshiroftë dhe ngushëllime gjithë familjes.”
Xheneta Fetahu, në një dedikim shumë emotiv, shprehu ngushëllimet e saj: “Me dhimbje të madhe në zemër po i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së shokut tim, Laurentit. Laurent, largimi yt më ka prekur thellë… Unë nuk kam me t’i harruar kurrë të mirat që m’i ke bërë.”
Gresa Gashi gjithashtu shprehu dhimbjen e saj pas lajmit, duke thënë: “M’a kpute shpirtin o Laurent.”
Mesazhet e ngushëllimit vazhdojnë të jenë të shumta nga figura publike, miq dhe ndjekës të shumtë, të cilët po i gjenden pranë familjes Krasniqi në këtë periudhë të vështirë. U prehtë në paqe!



















You must be logged in to post a comment Login