Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Dhëndri shqiptar firmos me Barcelonën, Loredana ndan foton

Dhëndri shqiptar firmos me Barcelonën, Loredana ndan foton

Barcelona ka përfunduar me sukses transferimin e sulmuesit Karim Adeyemi nga Borussia Dortmund. Sipas raportimeve, klubi katalanas ka paguar një shumë prej 29 milionë eurosh, e cila përfshin edhe bonuset e mundshme për shërbimet e lojtarit gjerman.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare dhe një postimi në rrjetet sociale, kampionët e Spanjës konfirmuan se 24-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, që do ta mbajë atë te Barcelona deri më 30 qershor 2031.

Adeyemi është përforcimi i dytë i rëndësishëm i Barcelonës gjatë kësaj merkatoje verore, pas zyrtarizimit të Anthony Gordonit, anësor nga Newcastle United. I njohur për shpejtësinë dhe fleksibilitetin e tij në fushë, Adeyemi mund të luajë si sulmues dhe pritet ta forcojë repartin e avancuar pas largimit të veteranit Robert Lewandowski.

<

Karim Adeyemi u transfertua te Borussia Dortmund nga Red Bull Salzburg në vitin 2022, ku arriti të shënonte 36 gola në 146 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Në momentin e prezantimit zyrtar, Adeyemi nuk ishte i vetëm. Ai u shoqërua nga partnerja e tij, Loredana, e cila ia nisi këtij hapi të rëndësishëm në karrierë, duke pozuar krah tij së bashku me vajzën e tyre, Hanën, në ambientet e klubit katalanas.

Urojmë që transferimi i ri të jetë i suksesshëm për Karim Adeyemi!

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement