Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Detaje tronditëse për vrasjen e Eglant Koçit, zbulohet biseda e autorit me familjarët

Gjendet një trup i dekompozuar në një zonë malore, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Detaje tronditëse kanë dalë në pah rreth vrasjes së Eglant Koçit nga shoku i tij, Armand Shakaj. Hetuesit janë të mendimit se krimi është pasuar nga përpjekje për të fshehur gjurmët, duke e zhdukur trupin në majën e Korrës.

Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar se menjëherë pas daljes nga komisariati, Shakaj është përballur me miq dhe familjarë të viktimës, të cilët e pyetën për praninë e tij në polici. Ai u shpreh se Shakaj u kishte thënë se ishte marr në pyetje si një person që kishte dijeni për ngjarjen, pasi kishte pasur komunikim me Eglantin ditën e zhdukjes.

Sipas Çelmetës, ai madje ka kërkuar nga familjarët që t’i informonin nëse Koçi kthehej në shtëpi, duke u paraqitur si i shqetësuar për fatin e tij.

“Pasi doli nga komisariati, ai u ndesh me të afërm të Eglant Koçit, të cilët e pyesnin për arsye të pranishme në polici. Ai tha që ishte pyetur për shkak të një bisede telefonike me Eglantin atë ditë. Madje, i tha familjarëve që t’i thoshin Eglantit, kur të kthehet, ta telefonojë pasi ishte shumë i shqetësuar”, tha Çelmeta.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe, brenda 24 orëve, ka identifikuar Armand Shakajn si autorin e dyshuar. Ai kishte menduar se do t’i shpëtonte drejtësisë duke fshehur trupin në një vend të lartë si maja e Korrës.

Sipas informacionit të policisë, pajisjet e sofistikuara kanë treguar vendndodhjen e celularit të Shakajt, duke ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Fshatrat përreth ku ka pulsuar telefoni janë hetuar, dhe banorët, përfshirë një bari që kishte parë automjetin e Shakajt, janë marrë në pyetje.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement