Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Detaje nga përleshja fatale mes kushërinjve në Prizren: 27-vjeçari u vra për emër rrugë (VIDEO)

Detaje nga përleshja fatale mes kushërinjve në Prizren: 27-vjeçari u vra për emër rrugë (VIDEO)

Një mosmarrëveshje midis familjarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka rezultuar në një tragjedi, pasi një 27-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë nga kushëriri i tij.

Sipas informacioneve nga dëshmitarët, konflikti mes dy familjeve, të cilat janë të lidhura ngushtë, kishte filluar disa ditë më parë. Problemi lidhej me emërtimin e një rrugice në atë zonë. I dyshuari, një 16-vjeçar, kishte propozuar që rrugica të emërtohej me emrin e babait të tij, i cili kishte ndërruar jetë disa muaj më parë. Ndërkohë, viktima kishte preferuar që emri i rrugicës të ishte ai i gjyshit të tij.

Përplasja mes palëve ka eskaluar të dielën në mesditë, duke arritur në përdorimin e thikës. Si rezultat i këtij sulmi, 27-vjeçari A. Osmanaj ka humbur jetën.

Për më shumë detaje rreth këtij rasti që ka tronditur fshatin, ndiqni kronikën.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement