Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Deponohet kallëzim penal ndaj ministres serbe pas deklaratave skandaloze

Deponohet kallëzim penal ndaj ministres serbe pas deklaratave skandaloze

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njoftoi se ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj ministres serbe, Snezana Paunoviq, për shkak të deklaratave të saj skandaloze në lidhje me “spastrimin etnik”.

Gërvalla theksoi se Republika e Kosovës nuk do të hesht dhe nuk do t’i përkulet kurrë gjuhës së urrejtjes, thirrjeve për përçarje dhe mosdurim. Ajo shprehu mendimin se nuk ka vend për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit dhe krimeve monstruoze serbe, si dhe përhapjen e narrativave që cenojnë paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike, duke nxitur urrejtjen.

Sipas saj, deklaratat publike që përpiqen të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të trajtohen si retorikë politike normale. Ajo theksoi se ato mbajnë pasoja të rënda historike, juridike dhe njerëzore.

Gërvalla vuri në dukje se ministrja serbe, trashëgimtarja e Millosheviçit, vazhdon me një narrativë të papranueshme, e cila është e dënueshme sipas çdo rregulli vendor dhe ndërkombëtar.

“Për këtë arsye, si Ministresha e Drejtësisë, kërkova nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë me aktakuzë,” tha ajo. Gërvalla përmendi se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit të Kosovës gjatë luftës, duke e ilustruar situatën me shifra, si: mbi 10,000 civilë të vrarë, 1,565 persona të zhdukur, dhe afër një milion qytetarë të dëbuar me dhunë.

Ajo përfundoi duke theksuar se këto janë pasoja të një fushate sistematike të gjenocidit dhe spastrimit etnik nga regjimi serb në Kosovë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement