Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Dënim mjaft i rëndë për Joz Markun? Ja çfarë kërkoi Prokuroria për këngëtarin

Dënim mjaft i rëndë për Joz Markun? Ja çfarë kërkoi Prokuroria për këngëtarin

Situata ligjore për Jozefin Markun ka rënduar ndjeshëm pas incidentit me Eduart Kuçin. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Markun dhe Kristjan Nikollin. Vendimi përfundimtar do të merret nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës.

Kërkesa është depozituar ditën e hënë në gjykatë. Sipas burimeve, ndaj Markut ka akuza për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa katër akuza të tjera të lidhura me ngjarjen janë ende në proces verifikimi nga prokuroria.

Në të njëjtën mënyrë, pozita e Kristjan Nikollit përfshin akuzat për “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave dhe të municionit”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka sekuestruar municion dhe një automjet tip “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur gjatë incidentit.

Sipas policisë, Marku dhe Nikolli, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kanë dhunuar Eduart Kuçin pas një konflikti që lidhej me postime dhe fyerje të mëparshme në rrjetet sociale. Janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e të gjithë individëve të përfshirë.

Tani pritet vendimi i gjykatës, e cila do të përcaktojë nëse do të pranohet kërkesa e Prokurorisë për “arrest me burg”. Seanca për masën e sigurisë pritet të zhvillohet brenda 48 orëve, me dyer të mbyllura.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement