Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dëmtimi i “Kullës së Zahir Pajazitit” në Orllan, AMMKM kërkon hetim nga policia

Dëmtimi i “Kullës së Zahir Pajazitit” në Orllan, AMMKM kërkon hetim nga policia

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) ka kërkuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës të fillojë hetimet për dëmtimet e pasura në Kompleksin Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit” në Orllan të Podujevës.

Sipas njoftimit të AMMKM-së, pas marrjes së raportit për dëmtimet, Drejtori Ekzekutiv i këtij Kompleksi, në datën 6 korrik, ka paraqitur një kërkesë për nisjen e hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë si dhe në Stacionin Policor në Podujevë.

AMMKM ka nën menaxhim Kompleksin Memorial “Kulla e Zahir Pajazitit” në Orllan, përmes një kontrate publike kornizë, e cila është në fuqi nga 28 gushti 2025 dhe e cila do të përfundojë më 28 gusht 2028.

<

Në këtë kompleks po zbatohen gjithashtu projekte për ndërhyrje emergjente, me qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e gjendjes së tij. Një nga këto projekte është “Intervenime Emergjente në Komplekse dhe Memoriale, Varreza të Dëshmorëve dhe Martirëve – Kosovë – Intervenime Emergjente në KM ‘Kulla e Zahir Pajazitit’, Orllan – Podujevë”, i cili po realizohet sipas një kontrate të caktuar.

AMMKM ka njoftuar se, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për sanimin e dëmtimeve të evidentuara. Opinioni publik do të informohet për zhvillimet e mëtejshme pas raportit zyrtar nga organet e rendit.

Agjencia ka theksuar angazhimin e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e vlerave të Luftës Çlirimtare dhe monumenteve të mbrojtura sipas legjislacionit në fuqi.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement