Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Deklarata fashiste e ministres serbe, Behluli: Në Preshevë nxiti nervozizëm (VIDEO)

Deklarata fashiste e ministres serbe, Behluli: Në Preshevë nxiti nervozizëm (VIDEO)

Gazetarja Ardita Behluli ka komentuar deklaratën e ministres serbe për Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila ka shkaktuar reagime të forta në Luginën e Preshevës. Sipas Behlulit, kjo deklaratë ka nxitur nervozizëm dhe revoltë te shqiptarët që jetojnë në këtë rajon.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Behluli theksoi se deklarata e ministres as nuk i shërben Serbisë, as vlerave demokratike. Ajo e cilësoi atë si një mesazh që nxit ndarje dhe urrejtje ndaj komunitetit shqiptar.

“Deklaratat e tilla kanë shkaktuar nervozizëm dhe revoltë te shqiptarët e Luginës së Preshevës. Fatkeqësisht, pas më shumë se dy dekadash nga lufta, ende dëgjojmë nga zyrtarët e lartë fjalime që nxisin ndarësi dhe urrejtje,” deklaroi Behluli.

<

Ajo njoftoi se i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës ka reaguar njëzëri ndaj këtyre komentave. Gjithashtu, është iniciuar një peticion, ndërsa deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përveç kolegëve të tjerë të pakicave, ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për shkarkimin e ministres.

Megjithatë, Behluli theksoi se deri tani autoritetet serbe nuk kanë ndërmarrë masa konkrete ndaj ministres, përveç distancimit publik të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryetares së Kuvendit të Serbisë, të cilët kanë shprehur se qëndrimet e saj nuk përfaqësojnë pozitat zyrtare të shtetit serb.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement