Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dedaj: Aksidentet në autostradë mund të parandaloheshin, qytetarët ta padisin Ministrinë për dëmet (VIDEO)

Dedaj: Aksidentet në autostradë mund të parandaloheshin, qytetarët ta padisin Ministrinë për dëmet (VIDEO)

Brenda disa muajve, në autostradën “Ibrahim Rugova” kanë humbur jetën tre persona si pasojë e aksidenteve të trafikut. Ekspertët e komunikacionit e ndërlidhin këtë situatë me mangësitë në mirëmbajtjen e kësaj autoudhe.

Nol Dedaj, një njohës i komunikacionit, thekson se aksidenti i fundit, ku humbi jetën një grua për shkak të shembjes së dheut para dy ditësh, ishte i parandalueshëm. Ai shpjegon se ekspertët kishin mundësi ta parashikonin këtë shembje në segmentin 52, në aksin rrugor Prishtinë-Malishevë, ku ndodhi ngjarja tragjike.

Në një intervistë për emisionin Kiks Kosova, Dedaj theksoi se çdo qytetar që pëson aksident në autostradat e Kosovës, kur faktorit rrugor dhe mirëmbajtjes i atribuohet faj, ka të drejtë të padisë Ministrinë e Infrastrukturës dhe të kërkojë kompensim për dëmet e pësuara.

Ai gjithashtu shtoi se, megjithëse gjendja në autoudhën “Ibrahim Rugova” është emergjente, Ministria ende nuk ka vendosur sinjalizime që të paralajmërojnë vozitësit për rreziqet e mundshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement