Një ceremoni martesore në lagjen “29” në Fushë Kosovë është ndërprerë pas zbulimit se nusja ishte vetëm 15 vjeçare.
Familja e dhëndrit 21-vjeçar nga Subotica kishte ardhur për të marrë vajzën nga familja Beqiri. Pas përfundimit të ahengut, çifti kishte filluar rrugën drejt Serbisë.
Gjatë udhëtimit, vetura e tyre është ndaluar nga Policia e Kosovës, e cila ka kontaktuar prindërit e vajzës së mitur.
Pas një urdhri nga prokurori, janë arrestuar babai i vajzës, dhëndri dhe një person tjetër për një periudhë prej 48 orësh. Rasti është regjistruar për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç”.
Për më shumë detaje, ndiqni kronikën në vijim.



















You must be logged in to post a comment Login