Dani Ceballos ka përfunduar aventurën e tij te Real Madrid, pasi ka arritur një marrëveshje me klubin për të ndërprerë kontratën një vit para skadimit të saj. Mesfushori spanjoll largohet si lojtar i lirë, duke mbyllur një periudhë prej nëntë vjetësh me fanellën e “Los Blancos”.
Në moshën 30-vjeçare, Ceballos iu bashkua Real Madridit në vitin 2017, duke ardhur nga Real Betisi. Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar disa trofe të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe La Ligën. Megjithatë, ai nuk arriti të sigurojë një vend të qëndrueshëm në formacionin bazë dhe kaloi dy sezone në huazim te Arsenali.
Sipas burimeve, destinacioni më i mundshëm për Ceballosin është rikthimi te Real Betisi, klubi ku ai u formua si futbollist dhe ku shpreson të vazhdojë karrierën.



















You must be logged in to post a comment Login