Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Dalin pamjet, pajtohen ‘treshi përsheshi’

Dalin pamjet, pajtohen ‘treshi përsheshi’

Treshi i njohur për publikun duket se ka arritur një marrëveshje pas turbulencave që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre. Miqësia mes Klodit, Londrimit dhe Elijonës ka kaluar nëpër sfida, por sot festa e bashkimit duket më afër se kurrë.

Disa javë më parë, Prive by Liberta Spahiu raportoi se grupi po përballte momente të vështira. Thashethemet për ftohje mes anëtarëve u konfirmuan më 1 qershor, gjatë një eventi të organizuar nga Tayna, ku ata ishin të pranishëm, por të ndarë.

Kjo ndarje u thellua më tej kur Klodi dhe Elijona nuk morën pjesë në promovimin e EP-së së Londrimit, duke rezultuar në një rënie në komunikimin mes tyre.

<

Megjithatë, shenjat e një ndërtimi të ri u shfaqën së fundmi në rrjetet sociale. Ndjekësit e tyre e vunë re se ata po kalonin kohë në jug, madje në afërsi të njëri-tjetrit.

Burime të besueshme për Prive konfirmuan se në këto ditë ka ndodhur një takim mes tyre, një fakt që pasqyrohet edhe në një fotografi të shkrepur së fundmi në jugun shqiptar.

Duket se akujt mes tyre po shkrijnë, duke lënë pas hatërmbetjet e kaluara dhe duke i dhënë mundësi marrëdhënies së tyre për një shans të dytë.

A do t’i shohim ata sërish së bashku si në të kaluarën, apo ishte ky vetëm hapi i parë drejt pajtimit? Koha do të tregojë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement