Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se ka nisur shitja online e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila është e vlefshme për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Ky takim i pritur do të zhvillohet më 2 korrik në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.

Për herë të parë, FBK ka vendosur që biletat për ndeshjet e Kosovës të shiten online përmes platformës “KickTick”, me qëllim që procesi të jetë më i shpejtë dhe më i lehtë për tifozët.

<

Biletat janë tashmë në dispozicion dhe mund të blihen në këtë platformë, me një çmim prej 4 eurosh.

Federata e Basketbollit e Kosovës fton të gjithë adhuruesit e këtij sporti që të bëhen pjesë e këtij eventi dhe të mbështesin Kosovën në këtë duel të rëndësishëm për kualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement